Ballina Kryesore Dialogu me Serbinë/ Meta takon Veselin dhe Limajn: Kosova ka nevojë imediate...

Dialogu me Serbinë/ Meta takon Veselin dhe Limajn: Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit  Kadri Veseli ku bënin pjesë Z/Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Presidenti Meta theksoi se: “Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë”.

Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi se: “situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe  opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik”.

“Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”, – theksoi Presidenti Ilir Meta.