Ballina Aktualitet “Dilni nga Parlamenti ose do vijmë ne aty brenda, s’ka forcë që...

“Dilni nga Parlamenti ose do vijmë ne aty brenda, s’ka forcë që na ndal”, banorët kërcënojnë deputetët

Banorët e Astirit po vijojnë protestën e tyre para Parlamentit, ku situata ka pasur përshkallëzim.

Pak minuta më parë ka pasur një tentativë për hyrje në ambjentet e Parlamentit nga ana e protestuesve, por janë ndalur nga policia, ku ka pasur dhe një përplasje mes tyre.

Banorët kanë hedhur shashka dhe tymuese. Ata i kanë bërë thirrje kreut të Qeverisë të dalë nga Parlamenti dhe të ballafaqohet me ta.

“Dilni nga Parlamenti, ose do t’ju vijmë ne aty brenda. S’ka forcë të na ndalë”, është shprehur një nga banorët.