Ballina Kryesore Dita e Verës, “thumbon” Artan Fuga: Na bëftë mirë ballokumja! Sahati 12...

Dita e Verës, “thumbon” Artan Fuga: Na bëftë mirë ballokumja! Sahati 12 neve!

Dita e Verës është një festë që kremtohet në mbarë Shqipërinë, veçanërisht në Elbasan, si dita që simbolizon ardhjen e stinës së pranverës.

Të shumtë janë ata që e festojnë, por ka dhe nga ata që “përdorin” këtë ditë për t’i dhënë një mesazh shqiptarëve, në një farë mënyre për t’i “zgjuar” e treguar realitetin.

Një prej tyre është edhe akademiku i njohur, Artan Fuga. Ja ç’shkruan Fuga në një status ironik të postuar në faqen e tij në “Facebook”.

Nga Artan Fuga
Na bëftë mirë ballokumja!

…….

Le ta hamë ballokumen!

Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që i zgjedhin noterët dhe dhaskalët.

Kemi diploma që nuk i njeh njeri përtej kufirit.

Kemi edhe profesorë pa diploma fare ose politikanë që kanë marrë diploma por nuk kanë pasur asnjë shok klase.

Kemi pa fund dyqane që shesin pula, kremviça dhe gjalpë në cdo cep rruge. Pa klientë!

Një palë këpucë kushtojnë sa ndihma sociale e familjes së Ben Bozhurit, shokut tim.

Kemi deputetë që i caktojnë kryetarët e partive.

Madje edhe kuvendi në shumicën që vendos drejtohet nga kryetar partie. Shtet politik.

Pa teatër, opera, filma shqiptarë, kultura na ka lënë shëndenë.

As trena dhe as anije peshkimi.

Muzetë copë copë.

Kemi miliona turistë nordikë vetëm për të parë bunkerin te ish kafe-bar Sahati.

Sahati 12 neve!

Kemi media që ndalon gazetarinë.

Kemi edhe analista.

Studentë që mësojnë gjermanisht! Pse xhanëm?

Kanabis dhe kokainë, pa ditur nga vjen dhe ku vete.

Kemi lumenj asnjeri nuk lundrohet.

Dallandyshet na kanë lënë.

Por le t’i hamë të gjitha këto me ballokumen.

Na bëftë mirë ballokumja!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook