Ballina Kryesore Ditë zie për Ardit Gjebrean, humb njeriun më të shtrenjtë

Ditë zie për Ardit Gjebrean, humb njeriun më të shtrenjtë

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea ka hubmur njeriun më të shtrenjtë, nënën e tij gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i moderatorit me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Joni shkruan i trishtuar se gjyshja e tij e dashur ka ndërruar jetë dhe ka informuar edhe orën në të cilën e ndjera përcillet në varreza.

Pak minuta më pas vetë moderatori ka postuar dy foto me nënë e tij të ndjerë, Firdeus.

Krahas fotos ai shkruan se nuk do të mësohet dot me mungesën e saj, ndërsa lutet që ëngjëjt të kujdesen për të.

‘Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde…Lutem që engjëjt të kujdesen për ty,’-shkruan Arditi krahas fotove.

Ndjekësit kanë vërshuar me mesazhe ngushëllimi në komente.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook