Ballina Kryesore DOKUMENTI/ Masakra e 2 prillit ’91, zbulohet urdhri i frikshëm i Gramoz...

DOKUMENTI/ Masakra e 2 prillit ’91, zbulohet urdhri i frikshëm i Gramoz Ruçit: Qitësit të zenë lartësitë, goditni ashpër!

SHPËRNDAJE

Zgjedhja si kryetar i Kuvendit e Gramoz Ruçit është shoqëruar me shumë polemika dhe debate të shumta në politikë por dhe në opinionin publik, për shkak të së kaluarës së deputetit socialist në komunizëm.

Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në kohën e masakrës së 2 prillit të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës.

Për një pjesë të gjerë të opinionit publik që është antikomuniste, Ruçi përben një “njollë” të regjimit të ashpër diktatorial.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të parlamentit, Gramoz Ruçi është akuzuar nga ish-të përndjekurit si përgjegjës në masakrën e 2 prillit të vitit 1991 si dhe përfshirje në krimet të rënda nën emblemën e regjimit koumunist.

Sipas tyre thuhet madje që prej vitit 2005, Ruçit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi është zbuluar një dokument i brendshëm për forcat e policisë dhe të Sigurimit, i firmosur nga Gramoz Ruçi, në atë kohë ministër i Brendshëm, në lidhje me trazirat në shkodër pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991.

“Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues mos shkojnë të armatosura”, shkruhet në urdhrin e brendshëm të 4 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi, kur ka qenë ministër i Brendshëm

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakKeni probleme me tretjen? 10 këshilla se si ta përmirësoni në mënyrë natyrale
Artikulli tjetërFOTO/ Prezantohet bisha e re “BMW M5”, arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 3.2 sekonda