Ballina Kryesore Dramë në Botëror/ Kroacia mposht Rusinë me penallti, shuhet “ëndrra” e Vladimir...

Dramë në Botëror/ Kroacia mposht Rusinë me penallti, shuhet “ëndrra” e Vladimir Putin

Ka përfunduar çerekfinalja e fundit e Kupës së Botës, mes vendit organizator, Rusisë dhe Kroacisë.

Ndeshja e luajtur në Fisht Olympic të Sochi-t u fitua me penallti nga Kroacia.

Rusët kaluan të parët në avantazh, ku Cheryshev shënoi një supergol nga jashtë zone, duke lënë pa lëvizur fare portierin kroat, Subasiç.

Por vetëm 9 minuta më vonë, Kramaric barazoi për ballkanasit, pas një krosimi në zonë, duke u zhytur me kokë.

Dhe me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë e çerekfinales së katërt të Kupës së Botës.

Pjesës së dytë i munguan golat, dhe niveli i lojës ra disi krahasuar me episodin e parë të lojës, pasi 90-minutshi i ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Kroatët kaluan në epërsi në shtesën e parë ku pas një rrëmuje në zonën ruse, Demagoj Vida arrin ta dërgojë topin në rrjetë, duke çuar shifrat në 2-1.

Por kur mendohej se ballkanasit kishin siguruar gjysmëfinalet, Mario Fernandes, në minutën e 115, ngre gjithë Rusinë në këmbë, duke barazuar shifrat në 2-2.

Ndërsa penalltitë u fituan nga ballkanasit me rezultatin 3-4, duke shuar kështu edhe ëndrrën e presidentit rus, Vladimir Putin, për ta sjellë Kupën e Botës në Rusi.

Pas kësaj fitoreje dramatike, ashtu si me Danimarkën, Kroacia do të ndeshet me Anglinë në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë mes Francës dhe Belgjikës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook