Ballina Kryesore Drejtorët teknikë të PD/ Zbulohet emri i parë, emërohet tek Burgjet. Ka...

Drejtorët teknikë të PD/ Zbulohet emri i parë, emërohet tek Burgjet. Ka arrestuar babain e Saimir Tahirit

“Dualajm.com” ka mësuar emrin e parë të një nga 5 drejtorëve teknike që pritet të propozojë Partia Demokratike, në bazë të marrëveshjes së arritur mes Ramës e Bashës. Ai është Arjan Hoxha, dhe pritet të emërohet në postin e drejtorit të ri i Burgjeve.

Më parë Hoxha ka mbajur detyrën e ish-shefit të Krimit Ekonomik dhe kujtojmë se ka arrestuar edhe të atin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh.

Hoxha u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Siç deklaronte vetë, lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe, Sajmir Tahiri. Arjan Hoxha zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin, Miklovan Kopani.