Ballina Kryesore Dua Lipa mer çmim për muzikën më të mirë internacionale. “Bambi” edhe...

Dua Lipa mer çmim për muzikën më të mirë internacionale. “Bambi” edhe për këngëtaren shqiptare

Këngëtarja shqiptare e njohur në të gjithë botën, ka marre një çmim shumë të rëndësishëm siç është ai për muzikën më të mirë internacionale. 

Në Berlin u ndanë çmimet “Bambi” dhe njerin prej tyre e mori dhe këngëtarja me origjinë nga Kosova. 

Organizatorët e Bambit e vlerësojnë këtë çmim si çmimin më të rëndësishëm të Gjermanisë, i cili mbushi plot 70 vite organizim.

 Dua i ofroi publikut një performancë me tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “Neë Rules” dhe “IDGAF”.