Ballina Kronike Durrës, tentuan të transportonin 28 kg kanabis sativa , prangosen dy persona

Durrës, tentuan të transportonin 28 kg kanabis sativa , prangosen dy persona

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 28 kg kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga dy persona.

Operacioni i koduar “Kthesa” u finalizua me sukses arrestuar Lulzim Lloti, 32 vjeç nga Lalëzi dhe Kujtim Qazimi, 47 vjeç nga Perlati i Durrësit.

Pasditen e të premtes, rreth orës 19:30 në fshatin Kullë, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut” gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e drejtuar nga Qazimi u gjet sasia e drogës, 18 pako brenda në 4 thasë me ngjyrë të bardhë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.