Ballina Kryesore Dy vite më parë humbi njeriun më të shtrenjtë në botë, mesazhi...

Dy vite më parë humbi njeriun më të shtrenjtë në botë, mesazhi prekësi këngëtarit: Më mungon…

Kantautori i njohur Kastro Zizo humbi njeriun më të shtrenjtë në këtë botë rreth dy vite më parë.

Me anë të një postimi rrënqethës, këngëtari kujton nënën e tij, e cila dje do të mbushte 60-vjeçe.

Mesazhi
Nuk mundesha të shkruaja dy fjalë për ty nënë. Kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe që kam nga mungesa jote më bën të ndihem i huaj dhe i vogël ndaj kësaj që e quajmë jetë. Dje do ishe 60 vjeç, dhe ti kurrë si “kape”! Ndoshta nga mirësia dhe pastërtia e madhe që kishe në shpirt, ndoshta nga pakujdesia që kishe ndaj meje, motrës, babit dhe gjithë nipit e mbesave tua ti ike shpejt se shpejt të kërkonin aty ku je. Me lot në sy të kujtoj çdo ditë dhe ky djali i “fortë” lengon si të ishte fëmijë mungesën tënde. Mbase sdo të bëhem ai që doje, por në çdo sekondë do të mbaj në shpirt. Më mungon shumë mam. Dhe dy fjalë ti thash. Tani, kur sje më! Më fal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook