Ballina Kryesore E akuzojnë për ndërhyrje kirurgjikale, Luana Vjollca ua “kyç” gojën kritikëve: Më...

E akuzojnë për ndërhyrje kirurgjikale, Luana Vjollca ua “kyç” gojën kritikëve: Më zhvishni e më shihni!

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”.

Teksa foli për karrierën e saj, Ermali e ngacmoi këngëtaren seksi duke e pyetur nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, pasi qarkullojnë shumë zëra që e akuzojnë për këtë gjë.

Luana u përgjigj se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.

“Kur kam nisur karrierën time televizive kam qenë 48 kg, ndërsa sot jam 65 kg, dhe besoj se ky është një ndryshim shumë i madh si fillim. Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”, tha Luana, ndërsa u çua në këmbë.

“Prapë njerëzit do flasin, po nuk di si ta vërtetoj, më zhvishni”, tha këngëtarja duke qeshur.

“Kanë folur shumë për mua, por unë vazhdoj eci përpara dhe as nuk i përgjigjem se nuk kam dëshirë, por kjo është hera e parë që flas për këtë pjesë se është bërë kaq shumë ky muhabet sa po besoj edhe vetë që jam e bërë”, u shpreh Luana, ndër të tjera.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook