Ballina Kryesore E bija ka ditëlindjen, ja urimi emocionues që bën Aurela Gaçe (FOTO)

E bija ka ditëlindjen, ja urimi emocionues që bën Aurela Gaçe (FOTO)

Aurela Gaçe është një prej këngëtareve më të dashura për shqiptartët, e cila gjithmonë ka rënë në sy për tipin energjik dhe performancat shpërthyese në skenë.

Ditën e sotme këngëtarja ka festë të madhe në shtëpinë e saj pasi, vajza e saj e madhe, Grace.

Aurela ka shkruar fjalë nga zemra për të bijën, ku përshkruan emocionet që ka ndjerë kur e ka marrë për herë të parë në krahë, emocione të cilat i ndjen edhe sot.

“Si sot, 7 vjet me pare të mbajta në duar për herë të parë, dëgjova të qarën tënde si melodinë më të bukur që veshët ndonjëherë kishin degjuar…. pak orë mbas lindjes tënde, në shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe më vërtik hapja sytë të shikoja se më dukej e pabesueshme që ti ishe aty vërtetë.

Nuk mund ta përshkruaj sakte ndjesinë, por di që jeta ime mori tjetër kuptim qysh kur mësova se ti po rriteshe brenda meje.

Uroj që të jem prane teje ashtu siç fëmija meriton të ketë prindin pranë, në të mirë e në të keq…uroj shumë që të jem aty për të gjitha ditëlindjet e tua , të të shoh të rritesh e të më kesh krahun tend, kraharorin ku do gjeesh gjithçka .

Edhe sot kur të mbeshtes në kraharor, kam të njëjtën ndjesi që pata kur të mora në duar për herë të parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja të duam shumë.

U rritsh e u bëfsh c’të deshiron vetëm zemra jote. Grace , hiri i Perëndise, emri yt ka kuptimin më të bukur, sepse je dhurata më e bukur”,  shkruan këngëtarja në urimin e saj për vogëlushen.

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në familje, policia arreston në kohë rekord burrin e dhunshëm në Shkodër