Ballina Galeri E bujshme! Filmi amerikan ‘The tempest’ xhirime në portin e Durrësit (Foto)

E bujshme! Filmi amerikan ‘The tempest’ xhirime në portin e Durrësit (Foto)

Gjatë dy ditëve të ardhshme, në ujrat detare pranë Durrësit, si dhe në një nga kalatat e portit, do të xhirohen disa skena nga filmi artistik amerikan “The tempest”.

Filmi është produksion i kompanisë “Troma Entertainment” me qendër në New York, tha për APD-në, Justin Martell, drejtues i studios “Pioneer Media”.

Sipas tij, përveç xhirimeve në Durrës, gjatë ditëve të ardhshme janë parashikuar xhirime në Tiranë dhe në rrethinat e saj.

Një kast prej 5 aktorësh amerikanë si dhe stafi teknik shqiptar do të punojnë sot në det të hapur me mbështetjen e anijeve të Rojes sonë Bregdetare dhe më pas do të regjistrojnë sekuencat e fundit në një nga kalatat e portit, njofton durrëslajm.

Xhirimet e filmit mbështeten nga “Skandal Studio” në Tiranë dhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike.

Gjatë muajve të fundit në territorin e portit më të madh të vendit janë xhiruar skena edhe nga dy filma të tjerë, “Derë e hapur” si produksion shqiptar dhe tjetri “Balkan Blood”, produksion shqiptaro-kinez.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook