Ballina Kryesore E BUJSHME/ Ngacmime seksuale në partinë e madhe shqiptare, çfarë po ndodh...

E BUJSHME/ Ngacmime seksuale në partinë e madhe shqiptare, çfarë po ndodh te….


“Baba” i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe pjesëtarët e tjerë të Lëvizjes, tash e sa vite po zotohen që çështja gjinore do të jetë një ndër shtyllat e funksionimit të partisë. Mirëpo, në të njëjtën kohë, po ai Kurti deklaron publikisht se brenda Lëvizjes ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar seksualisht, ndërsa nuk ka informata se diçka nga kreu partiak është ndërmarrë për të sanksionuar apo parandaluar sjelljet e tilla. Lidhur me këtë çështje Express ka kontaktuar deputeten Shqipe Pantina, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese që mbante në VV.

Duke folur për Gazetën Express, Pantina është shprehur e çuditur nga këto deklarata, duke thënë se ka qenë shumë aktive në Vetëvendosje, mirëpo asnjëherë nuk ka dëgjuar ose të ketë parë diçka të tillë, çfarë pretendon Kurti.

“Unë asnjëherë as nuk kam dëgjuar, as nuk kam vërejtur diçka të tillë në Vetëvendosje, të paktën për mua është risi. Kam qenë bukur aktive, kam shkuar shpesh në zyra, por një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Vetëvendosja e ka sekretariatin e gruas që merret me çështje gjinore, Nazlie Balaj ka ndoshta më shumë informacione”, thotë Pantina.

Ajo thekson se, nëse veç do të kishte ndonjë informacion, këtë çështje do ta ngrinte, përveç në organet e Lëvizjes, edhe te organet e drejtësisë, duke e cilësuar këtë gjë si të papranueshme.

“Sinqerisht po them, ndoshta që kam qenë shumë e angazhuar në Klinë si kryetare e degës, nuk më kanë ra në vesh, nëse ka pasur, është shumë keq dhe nëse ka pasur e dikush e ka ditur për këtë punë dhe nuk ka ndërmarrë diçka është akoma më keq. Por, unë nuk kam dëgjuar, asnjëherë askush nuk ka ardhur me mu anku, sepse po ta dija do ta ngrija brenda Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo edhe te organet e drejtësisë”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Lajmi i fundit/ Arrestohet deputeti i Vetëvendosjes, policia po e priste para Kuvendit (Video)

Për atë se sa është e mundur që pas shumë vitesh pune të një partie të bëhen të ditura deklarata të tilla, nga vetë themeluesi dhe sa është e mundur që i njëjti nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë gjë, Pantina thotë se këtë pyetje duhet shtruar Kurtit, të cilit ajo i referohet si “atij”.

“Bëjani pyetjen atij, unë as nuk kam dëgjuar, as nuk kam parë, sepse po të vëreja nuk do ta ngrija vetëm te organet e VV-së, por edhe te organet e drejtësisë”, përsërit ajo.

E pyetur nga Express sa a ka mundësi që akuzat t’i jenë drejtuar Dardan Molliqajt, ajo thotë se nuk beson një gjë të tillë, duke përsëritur gjithmonë se asgjë nuk ka parë e dëgjuar.

Lideri i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbrëmë ka deklaruar publikisht se në partinë që tashmë ai drejton, ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar duke bërë që të njëjtat të mos shkojnë më në parti, shkaku i këtyre ngacmimeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook