Ballina Kryesore E BUJSHME/ Zidane merr vendimin e papritur, tronditen madrilenët

E BUJSHME/ Zidane merr vendimin e papritur, tronditen madrilenët

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane, ka marrë një vendim të papritur që ka tronditur klubin madrilen.

Gjatë një konference për shtyp Zidan njoftoi se nuk do të jetë më trajneri i Real Madrid.

Pas një takimi me presidentin Florentino Perez, Zidane dha sot lamtumirën pasi Reali fitoi tre kampionate të njëpasnjëshëm.

“Kam vendosur që të mos vazhdoj më për stolin e Real Madrid. Kam dashur gjithmonë të flas për të shpjeguar arsyet e mia, por është një moment i vështirë. Kjo skuadër duhet të vazhdojë të fitojnë, prandaj ka nevojë për ndryshim në stol. Metoda të reja të punës, kjo është arsyeja se pse unë mora këtë vendim. E dua këtë ekip dhe presidenti, të cilit do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Por sot është e drejtë që unë dhe ekipi të ndryshojë. Prandaj vendosa që të mos vazhdojë më”, tha Zidane në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se Real Madrid fitoi pak ditë më parë Champions, duke mundur kështu Liverpulin 3-1, duke rrëmbyer për të tretin vit rradhazi trofeun e turneut më prestigjoz europian.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook