Ballina Kryesore E FORTË/ Meta sulmon ashpër Saimir Tahirin: Delikuent që mbyti me drogë...

E FORTË/ Meta sulmon ashpër Saimir Tahirin: Delikuent që mbyti me drogë Shqipërinë


Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sot mjaft ashpër ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili po po hetohet nga prokuroria nëse është i përfshirë në trafik droge me bandën ‘Habilaj’. I ftuar në emisionin ‘FAKT’ të Çim Pekës, Meta e cilësoi Tahirin një delinkuent.

“Nuk mund ti shmangem të gjithë pyetjeve tuaja. Por ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”, tha Meta.

Po ashtu ai tha se nuk do të kishte bërë kurrë një person të tillë ministër. “Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm. Kjo nuk është fare e vërtetë e dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”, pohoi kreu i shtetit.