Ballina Kronike Aksident pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, “Benz”-i përplaset me urbanin

Aksident pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, “Benz”-i përplaset me urbanin

Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet ku mësohet se janë përplasur një autobus linje dhe një makinë tip “Mercedes-Benz”. Dëshmitarë për “DuaLajm.com” shprehen se përplasja nga dy mjetet ishte e fortë ndërsa bëjnë me dije se njerëzit që ndodheshin brenda autobusit të linjës janë tepër tronditur.

Fatmirësisht nga përplasja e autobusit të linjës Selitë-Qendër-Allias dhe automjetit me targë AA 111 AZ nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Menjëherë pas aksidentit policia është shfaqur në vendngjarje ku ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. 

Gjithashtu bëhet me dije se nga aksidenti është krijuar një trafik i rënduar pasi dy automjetet kanë zënë një pjesë të mirë të rrugës.