Ballina Galeri FOTO/ “E kemi porosi nga shef Taulanti ta degjenerojmë atë b***q***”, dalin...

FOTO/ “E kemi porosi nga shef Taulanti ta degjenerojmë atë b***q***”, dalin mesazhet e PS-së kundër Salianjit

Përplasjet mes qeverisë dhe opozitës në vendin tonë kanë marrë një natyrë tjetër, nuk debatohet më për strategji zhvillimi dhe plane inovative se si të çohet para ky vend, por deputetët, ministrat dhe krerët e partive më të mëdha në vend kanë muaj që zihen thuajse për çështje personale.

Akuzat e opozitës karshi qeverisë dhe anasjelltas janë të një natyre krejt qesharake, vëllai yt kështu, kunati yt ashtu, gruaja jote, nipi yt, mbesa, halla e me radhë…

Të tilla akuza nuk i hyjnë aspak në xhep një qytetari, ama të zgjedhurit e qytetarëve nuk e vrasin mendjen për zhvillimin e vendit, por që të nxjerrin veten të pa lagur mes një beteje se kush përbaltos më shumë dhe më ndyrë.

Kështu, rasti në çështjen e “Babales”, ku inkriminohet vëllai i Fatmir Xhafës, por që ekspertiza e nxori përgjim të pavlefshëm, përmendet edhe emri i Ervin Salianjit.

Ky i fundit reagoi menjëherë duhet hequr përgjegjësinë nga vetja, ashtu siç çdo politikan bën në këtë vend.

Balla dhe Xhafa janë dy nga emrat më të lakuar nga opozita, ku më shpesh ditët e fundit ka folur Salianji. Por, si duket as PS nuk ka mbetur mbrapa me “sulmet” pikërisht ndaj Salianjit.

Një qytetar nga Librazhdi, ka publikuar në media bisedat e zhvilluara mesa strukturës së PS në Librazhd, konkretisht mes anëtarit të FRESSH dhe profilit Partia Socialiste Librazhd.

“Përshëndetje! këto janë biseda të zhvilluara mes koordinatorit të Librazhdit për PS dhe FRESSH-istit Elton Brazhda që më ranë në dorë.
Dua të them që këta duan të manipulojnë çdo gjë që del kundra qeverisë, qoftë përdhunues a kriminel. Ju bëj thirrje shqiptarëve që të mos manipulohen nga politika!”, shkruan qytetari. /joq

LEXO EDHE:  "Rama si i menderosur , Facebook-u i tij hale publike", Berisha nuk përmbahet më, ja si e komenton "Listën e zezë"