Ballina Kryesore “E marrtë e mira, duhet…”, deputeti demokrat përgatit “kryqëzimin” e Saimir Tahirit

“E marrtë e mira, duhet…”, deputeti demokrat përgatit “kryqëzimin” e Saimir Tahirit

Dosja “Habilaj” është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi demokratët, nën kryesimin e Edi Palokës, janë përgatitur t’i shkojnë nbë fund hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, deklaroi me bindje se opozita është gati të sjellë provat e saj që të zbardhet e vërteta.

Ka qenë një takim konsultativ, e kemi marrë seriozisht këtë çështje pasi e e kërkon edhe koha…E marrtë e mira, duhet marrë seriozisht kjo çështje! Nëse ka një njollë të errët ky vend, është kjo çështje. Ky është momenti që të kuptohet se në çfarë katrani është zhytur ky vend .E di që do ketë dy raporte në fund, për çështjen, por më rëndësi kanë faktet që do të shpalosen a janë të vërteta apo jo, dhe a do të tregojmë një situatë therëse të fenomenit të kultivimit të drogës. Ne kemi detyrim publik të sjellim provat tona”, u shpreh Alibeaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook