Ballina Kryesore E PABESUESHME/ Futbollisti i talentuar 18-vjeçar refuzon Shqipërinë dhe Kosovën për Serbinë

E PABESUESHME/ Futbollisti i talentuar 18-vjeçar refuzon Shqipërinë dhe Kosovën për Serbinë

Nëse do t’i thoje një shqiptari të Kosovës në vitin 1999 se pas 19 vitesh një futbollist nuk do të pranonte kombëtaren e Shqipërisë për të luajtuar për Serbinë (përfaqësuesja e Kosovës ishte një ëndërr e largët në ato vite) mbase nuk do të të kursente plumbin!

Megjithatë, jetojmë në një realitet tjetër dhe në një kohë krejt të ndryshme, paqeje të detyruar, fatmirësisht.

E në këtë atmosferë të acaruar në ajër, na del një djalosh, Arton Zekaj, që braktis Shqipërinë dhe Kosovën për të nderuar fanellën e Serbisë!

Rast grotesk, por i vërtetë! Mesfushori 18-vjeçar ka lindur në Beograd. E ka nisur karrierën e tij te Partizani i Beogradit dhe duket se është ushqyer me të njëjtën frymë si çdo banor tjetër i shtetit fqinj. Mbase ka mësuar dhe historinë e padrejtësisë se si Serbisë iu hoq me forcë një pjesë e territorit. Përndryshe, nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër dhe asnjë motiv që një shqiptar i Kosovës të përfaqësojë Serbinë! Tmerr!

Lojtari i datëlindjes 2000, bëri hapin e madh në karrierë, pasi kaloi nga kampionat serb i futbollit te gjigantët e Lilles në Francë. Francezët paguan 300.000 euro për shërbimet e tij. 260.000 mijë për Partizanin e Beogradit si taksë e formimit dhe 40 mijë për ekipin e Sopot Beograd, ku luajti në sezonin para se të transferohej në klubin francez.

Zekaj është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret U-15, U-16 dhe U-17 të Serbisë. Ai është lojtar i rëndësishëm, pasi ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit me këtë skuadër. Sa krenare do të jetë familja e tij, shumë… E ka ushqyer me vlera dhe me tradita shqiptarësh! Sidomos tani që ka refuzuar dhe Shqipërinë e Kosovës!

LEXO EDHE:  U qëllua me armë nga policia, dhunuesi u ngrit në këmbë dhe i bën "zborin" atyre (Video)