Ballina Kryesore E re në moshë, muzikantja shqiptare përflitet nga mediat më prestigjoze muzikore...

E re në moshë, muzikantja shqiptare përflitet nga mediat më prestigjoze muzikore në botë

Artisja e re Njomza Vitia, e lindur më 22 prill 1994, me prejardhje Kosovare, është bërë e njohur me hitin e saj më të ri “Lonely Nights”. 

Mjaft e përfolur së fundmi nga mediat më prestigjoze në botë siç është ajo e muzikës, “Billboard”, Njomza po fiton terren në moshë mjaft të re për shkak të klipit të saj të fundit, i cili është pëlqyer shumë nga mediat e huaja.

Billboard shkruan “Në pamje të parë të klipit, Njomza shihet e ulur në dhomën e saj ku jeton, kur papritmas dhoma transformohet në një destinacion tropikal dhe romantik. Në të vërtet, fantazia dhe realiteti ndërthuren sikur Njomza ikën nga rutina e saj e zakonshme”, janë fjalët me të cilat Billboard ka përshkruar klipin e saj.

Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese, ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.