Ballina Aktualitet “E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir?”, mesazhi prekës...

“E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir?”, mesazhi prekës i nënës së Olldashit për 45-vjetorin e lindjes

Nëna e Sokol Olldashit ka kujtuar me mall, dhe dhimbje pafund, 45-vjetorin e ditëlindjes së djalit.

Kozeta Mamaqi shkruan në facebook, një mesazh rrënqethës për mungesën e tij në familje dhe në të gjithë rrethin e tij shoqëror.

Ajo kujton momente nga festimet e mëparshme të ditëlindjes, ku shprehet se ka bërë dhe ëmbëlsirën e tij të preferuar. 

“Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë”, thotë nëna Kozeta.

Postimi i Kozeta Mamaqit

E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde të preferuar…

Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir…

Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë…

Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe përsëri mall pafund…”.

 

kozeta

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook