Ballina Kryesore Eden Hazard refuzon nënshkrimin me Chelsean, oferta vjen nga Reali Madrid

Eden Hazard refuzon nënshkrimin me Chelsean, oferta vjen nga Reali Madrid

Sipas “The times” Eden Hazard po refuzon të nënshkruajë një kontratë të re në Chelsea me shpresën për të marrë një ofertë nga Real Madrid.

Përfaqësuesi i Belgjikës ka ndjekur bashkëlojtarin e tij Thibaut Courtois në mbajtjen e bisedimeve të tij të kontratës në pritje deri në fund të sezonit pavarësisht gatishmërisë së klubit për ta bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e tij me një marrëveshje me vlerë 300,000 paund në javë.

Hazard, 26 vjeç, është i lumtur në Stamford Bridge, por nuk është akoma i gatshëm të zgjasë kontratën.

Lojtarit i kanë mbetur dhe 2 vjet e gjysmë në kontratën me Chelsean ndaj po heziton nënshkrimin, pasi  ndryshe do t’i jepte fund shpresave të tij për t’u bashkuar me Realin. Klubi spanjoll e ka dëshiruar Hazardin prej shumë kohësh, por megjithë shprehjen e interesit, nuk ka bërë një ofertë zyrtare verën e kaluar.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook