Ballina Kryesore Edi Rama: PD mban era qen! Basha: Zyra jote qelbej si gropa...

Edi Rama: PD mban era qen! Basha: Zyra jote qelbej si gropa e Hajdin Sejdisë!

Kur Lulzim Basha përmendi në parlament rojet e Bashkisë së Tiranës, të cilët i quajti 8 “mazhordomë”, kryeministrit Edi Rama iu dha rasti të nxjerrë nga vetja, një peng të vjetër, tavanin e zyrës së tij në Bashki.

“Me atë tavanin e zyrës ça pate? Mezi e gjeta në vilat pas Akademisë së Arteve. Iu luta atij, ma solli. Ishte pasuri kulturore” iu drejtua kryeministri Bashës. Por ndërsa fliste për zyrën e Bashkisë, për atletet dhe për veshjen e tij, Edi Rama foli me neveri për Partinë Demokratike:

“Të lutem mos ma hap muhabetin e bashkisë se fillon e nuk mbaron kurrë, të lutem! PD duket sikur mban era qen, megjithëse nuk mban era qen, po keni dicka që ju lidh me shëmtinë”.

Përgjigjen ia dha kreu i PD-së, Lulzim Basha që kujtoi se zyra e Ramës qelbej në erë kur ai u fut për herë të parë aty.

LEXO EDHE:  Basha sulmon kryeprokuroren: Qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Saimir Tahirin

“E mbani mend atë gropën që unë e mbusha në mes të Tiranës, gropa e Hajdin Sejdisë i thonin. Qelbej e gjithë Tirana, por jo aq sa zyra jote, thonin që ishte jashtëqitja e breshkave. A s’paska qenë ajo? Unë nuk të kam përmendur ndonjëherë akuzat për higjienën personale, pavarësisht të gjithave. ti nuk mund t’i thuash opozitës të vendit tënd se ngjan me pisllëkun”u shpreh Basha. Debati mes dy kryetarëve të dy partive më të mëdha, zgjati deri pas mesnate në parlament”.

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook