Ballina Kronike EKSKLUZIVE/ Ky është çifti shqiptar që u kthye nga muaji i mjaltit...

EKSKLUZIVE/ Ky është çifti shqiptar që u kthye nga muaji i mjaltit në Brazil me 5 kg kokainë të pastër (EMRAT+FOTO)

Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë të kapur disa ditë më parë në Itali duke po  transportuar nga Brazili drejt Shqipërisë 5 kg kokainë të pastër.

“DuaLajm.com” se mësuar ekskluzivisht se ata janë Indrit Cehani dhe Nertila Zeneli, të sapomartuar, të cilin kishin shkuar për muaj majlti në Sao Paolo të Brazilit prej nga u kthyen me çantat plot me kokainë.

Siç mëson “DuaLajm.com” ata kanë diferencë moshe pasi vajza është e datëlindjes 19.06.1989 ndërsa djali i 11.01.1997, të dy të lindur në Has.

Cehani dhe Zeneli, siç raportuan më herët dhe mediat italiane, kishin shkuar në Brazil për muaj mjalti dhe atje mendohet të kenë marrë drogën të cilën kishin si qëllim ta transportonin në Shqipëri.

Policia italiane ka nisur të dyshojë pas sjelljes së tyre jonormale që në pyetjet e zakonshme që u janë bërë gjatë kontrollit të dokumentacionit.

Gruaja ka rrëfyer menjëherë se është shtatzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.

Menjëherë policia ka vijuar me kontrollin e valixheve të çiftit. Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Sipas autoriteteve italiane kjo sasi drogë do të sillte përgatitjen e mbi 100 000 doza kokainë me vlerë përfitimi shumë të madhe deri në 2 mln euro.

Nuk dihet nëse çifti i të rinjve që shihni në fotot e mëposhtme janë martuar thjesht për drogën apo ishin vërtet të dashuruar.