Ballina Kryesore EKSKLUZIVE/ Kush janë 42 sponsorët “VIP” që kanë dhënë miliona lekë për...

EKSKLUZIVE/ Kush janë 42 sponsorët “VIP” që kanë dhënë miliona lekë për LSI, zbardhen emrat dhe shumat

“DuaLajm.com” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht raportin financiar të Lëvizjes Socialiste për Integrim për burimet e parave gjatë vitit 2016.

Referuar të dhënave zyrtare, “DuaLajm.com” raporton se LSI numëron plot 42 donatorë me dhurime mbi 1 milionë lekë të vjetra dhe shuma totale e grumbulluar është rreth 258 milionë lekë të vjetra.

Lista sipas tabelës që publikon “DuaLajm.com” na dëshmon se si vetë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë paguar kuota për partinë nga rroga e tyre, teksa bie në sy fakti se edhe vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi kryen donacione për partinë.

Në listën e 42 donatorëve bien në sy jo vetëm funksionarë të LSI-së por edhe biznesmenë të fuqishëm në vend.