Ballina Kryesore EKSKLUZIVE/ Zbulohet programi i qeverisë që kryeministri Rama do prezantojë në Parlament

EKSKLUZIVE/ Zbulohet programi i qeverisë që kryeministri Rama do prezantojë në Parlament

Pas konstituimit të Kuvendit dhe betimit të 140 deputetëve të rinj, radha është e zyrtarizimit të qeverisë “Rama 2” dhe tashmë Presidenti Meta nuk e ka vonuar dekretimin e qeverisë.

Nesër kryeministri ka lajmëruar se do të paraqesë kabinetin si dhe programin e qeverisjes për katër vitet e ardhëshme. “DuaLajm.com” ka zbuluar programin që kryeministri Rama pritet të prezantoj ditën e nesërme.

Programi do të fokusohet në disa pika kryesore, të cilat janë :

• Jetësimi i reformës në drejtësi, nëpërmjet ofrimit të gjithë mbështetjes së nevojshme të realizimit të procesit të vetting-ut me sukses, si dhe në procesin e ngritjes së institucioneve të reja qeverisëse dhe drejtuese të gjyqësorit dhe të prokurorisë, të domosdoshme për zbatimin e reformës në drejtësi.

• Reformë në sistemin e hartimit të legjislacionit dhe në tërësi sistemin e kodifikimit. Do të përmirësohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale të këtij sistemi, duke ndryshuar më së pari mënyrën e rekrutimit të personelit përbërës të këtij sistemi.

• Reforma tërësore e shërbimeve publike që lidhen me drejtësinë për titujt e pronësisë duke përfshirë rregjistrimin e tyre dhe kthimin dhe kompensimin e pronave

•Reforma e shërbimeve publike të ofruara nga profesionet e lira, (noteria, avokatia, ndërmjetësimi) do të synojë shërbime ligjore, sa më cilësore dhe profesionale për qytetarët.