Ballina Kryesore Emërimi i 12 prefektëve të rinj, Basha ironizon Ramën: Llustraxhiu doli sot...

Emërimi i 12 prefektëve të rinj, Basha ironizon Ramën: Llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj…

Pas emërimit të 12 prefektëve të rinj në të gjithë qarqet e vendit, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Basha ka ironizuar shkarkimin dhe emërimin e 12 prefektëve të rinj nga kryeministri Rama.

Basha shkruan se llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për t’a çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit.

“Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave”, shkruan Basha ndër të tjera.

Statusi i Bashës
Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook