Ballina Kryesore Emisioni i ri “Real Story”, Sokol Balla thumbon “Top Channel”

Emisioni i ri “Real Story”, Sokol Balla thumbon “Top Channel”

Gazetari Sokol Balla ka komentuar me një fjali të shkurtër mbi emisionin e tij të ri të prezantuar mbrëmjen e djeshme në “Vizion Plus”.

Balla tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që dëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.

“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”, u ka shprehur gazetari.

Balla u largua nga Top Channel pas emisionit që bëri për ish- ministrin Saimir Tahirit, pasi prokuroria e akuzoi këtë të fundit për lidhje me grupin e Habilajve që trafikonin drogë në Itali dhe kërkoi arrestimin e ish- ministrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook