Ballina Kronike EMRAT/ Policia e Durrësit jep detaje për arrestimet e bujshme: Ja kë...

EMRAT/ Policia e Durrësit jep detaje për arrestimet e bujshme: Ja kë kapëm me armë brenda “Porche”-it

Blutë e Durrësit ka dhënë detaje për arrestimet e bujshme që janë bërë në qytetin e Durrësit. Arrestimi i Marjel Fierzës është bërë në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017”, ndërsa në makinën e tij tip “Porche” u arrestua edhe Genti Nderjaku 34 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTE
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;
• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
• 6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook