Ballina Aktualitet EMRAT/ Zbardhnin me kokainë lokalet e tallavasë në Tiranë, si u kapën...

EMRAT/ Zbardhnin me kokainë lokalet e tallavasë në Tiranë, si u kapën “mat” dy trafikantët e drogës (VIDEO)

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pazari i Mesnatës”, ku janë arrestuar 2 persona, të cilët akuzohen se shisnin kokainë në lokalet me muzikë dhe tallave të kryeqytetit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit: Agostin Zefi, 56-vjeç dhe Zef Bokaj, 30-vjeç, të dy banues në Lezhë.

Njoftimi i Policisë
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pazari i Mesnatës”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

• A. Z, 56 vjeç, banues në Lezhë.

• Z. B, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar:

• 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

• Automjet tip “Audi” dhe tip “Renault”.

• Dy aparate celularë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkpunim” të parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve A. Z., dhe Z. B.

TiranëOperacion policor i koduar "Pazari i Mesnatës", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.Arrestohen në flagrancë dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit "Kokainë", në lokalet me muzikë dhe tallava të kryeqytetit.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë", automjete dhe aparate celularë.Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Pazari i Mesnatës", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :• A. Z, 56 vjeç, banues në Lezhë.• Z. B, 30 vjeç, banues në Lezhë.Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën "Kongresi i Manastirit", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Audi", brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar:• 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.• Automjet tip "Audi" dhe tip "Renault". • Dy aparate celularë.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkpunim” të parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve A. Z., dhe Z. B.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 14. August 2018