Ballina Aktualitet EMRI/ Ambasadori amerikan zbulon “peshkun” më të madh të kokainës, ja thirrja...

EMRI/ Ambasadori amerikan zbulon “peshkun” më të madh të kokainës, ja thirrja që ka për ndërkombëtarët

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka komentuar për herë kapen e 613 kg kokainë në Durrës.

Në një prononcim për mediat, ai u pyet nga gazetarët nëse mund të konsiderohet “peshk i madh” pronari i kompanisë ku u gjet sasia rekord e lëndës narkotike.

Përgjigja e tij pa dyshim ishte disi befasuese, pasi ai u përgjigj se Arbër Çekaj nga çdo këndvështrim është peshk i madh.

Ai i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Çekajn dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.

z. Lu, Arbër Cekaj ka thënë se ai nuk është një “peshk i madh”? A mendoni ju se ai është i tillë?

“Nga çdo këndvështrim, Z. Çekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Çekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook