Ballina Kryesore EMRI/ Basha i publikon foton në emision: Ky është krimineli që përdori...

EMRI/ Basha i publikon foton në emision: Ky është krimineli që përdori Rama për të fituar zgjedhjet. Sa të jetë Edvini në pushtet nuk ka…

I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë, ku ka publikuar një foto që sipas tij personi në foto, është krimineli i shumëkërkuar nga Interpoli, që Edi Rama e ka përdorur në zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha nxorri live në emision foto të Durim Keçit me Blendi Klosi, dhe pjesëmarrjen e tij në takimet e Partisë Socialiste.

Lideri i PD-së theksoin se kreu i qeverisë e ka përdorur Keçin për fushatat e tij në vitet  2017, 2015, 2013, 2011, 2009.

Teksa tha se ekzistojnë tabulate telefonatash, Basha theksoi se “Sa të jetë Edi Rama kryeministër, nuk ka bir … të eskstradojë Keçin në Itali”.

“Pse nuk është ekstraduar, mund të humbasë rrugës, mund ta çojë në shtëpi e të arratiset, ashtu si Mark Frroku pasi takoi në Pukë Edi Ramën. Në Shijak e Durrës Keçi ka bërë namin, falë tij e mori pushtetin Edi Ramëa dhe Vangjush Dako. Lista e Interpolit kontrollohet nga Rama, ai e vendos se kush do arrestohet dhe jo. Rama nuk i çon në burg, se Rama është bosi i bosëve,” tha Basha.

LEXO EDHE:  "Keqardhje për këtë opozitë pulash të lagura, jam gati të ballafaqohem me Lulin në çdo studio", Dako i përgjigjet Bashës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook