Ballina Kryesore EMRI/ Kush është shtatzëna që vdiq në maternitet. Shpëton foshnja (FOTO)

EMRI/ Kush është shtatzëna që vdiq në maternitet. Shpëton foshnja (FOTO)

“DuaLajm.com” mëson detaje të reja rreth ngjarjes tragjike që ndodhi mesditën e sotme ku humbi jetën në maternitet një 28-vjeçare gjatë lindjes.

Sipas të dhënave paraprake referuar burimeve nga Spitali i Vlorës, e reja humbi jetën pas një ataku kardiak në momentin e lindjes.

“DuaLajm.com” mëson se viktima është Elda Beqo, 28-vjeçe, banuese në Vlorë, nënë e një fëmije të mitur.

Nga burime zyrtare policore bëhet me dije se për fat të mirë foshnja arriti të shpëtonte. Në fotot e siguruara nga “DuaLajm.com” shihet e ndjera 28-vjeçare bashkë me djalin e saj dhe në një foto tjetër me bashkëshortin e saj.