Ballina Aktualitet EMRI/ Policia arreston rojen e “Teatri Skampa”, ja për çfarë akuzohet

EMRI/ Policia arreston rojen e “Teatri Skampa”, ja për çfarë akuzohet

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme rojen e Teatrit Skampa për neglizhencë në kryerjen e detyrës. 

Policia ngre akuzën se Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan, roje në Teatrin Skampa, pasi nuk ka përmbushur detyrën e tij funksionale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan, Arrestohet në flagrancë roja i planizuar me shërbim pranë Teatrit Skampa për neglizhencë në kryerjen e detyrës. 

Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme, ku persona të paidentifikuar  në Lagjen  “Luigj Gurakuqi” kanë tentuar të vjedhin me thyerje zyrat  e katit të dytë në Teatrin Skampa por nuk kanë arritur të marrin asgjë nga Institucioni.

Nga veprimet  e para  hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres  së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e  zyrës së Financieres së këtij institucioni  dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

S. Th, 48 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është i punësuar pranë një firme private dhe  ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit Skampa dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 248, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook