Ballina Kronike EMRI/ Vdes i burgosuri në burgun e Krujës, shkak sëmundja e rëndë

EMRI/ Vdes i burgosuri në burgun e Krujës, shkak sëmundja e rëndë

Në burgun e Krujës ka humbur jetën 59-vjeçari i dënuar për vrasje.

Fatmir Tomini, 59­-vjeçar, banues në Tiranë, ishte i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasja”, dhe vuante dënimin në burgun e Krujës.

Zyrtarisht, policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në reanimacionin e spitalit të burgut.

Sipas të njëjtave burime, shkak i vdekjes së Tominit mendohet se ka qenë gjendja shëndetësore e tij, pasi ai ka qenë i sëmurë me tumor.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari, policia arreston shoferin (Emri)

Megjithatë, policia njofton se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook