Ballina Kryesore “Enea Bektashi ishte një kokë turku”, Berisha ‘zbulon’ të vërtetën: Ja çfarë...

“Enea Bektashi ishte një kokë turku”, Berisha ‘zbulon’ të vërtetën: Ja çfarë po përpiqet të fshehë policia

Përmes një statusi në “Facebook”, ish-kryeministri Berisha ka folur për arrestimin e anëtarit të bandës “Çela”, për të cilin policia deklaroi se ishte shoferi i “Audi-t” që sulmoi makinën e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, mbrëmjen e 18 shtatorit në hyrje të Tregut Agro-ushqimor.

Duke e cilësuar të arrestuarin Enea Bektashi si një “kokë turku”, Berisha thekson se media ka rënë në kurthin e policisë, dhe se këta të fundit po përpiqen të fshehin implikimin e Suel Çelës, i dyshuari kryesor për sulmin ndaj policisë në Elbasan.

Berisha shkruan se : E verteta eshte se, banditi Bektashi eshte zgjedhur si koke turku per kapobanden Çela. Policia, duke mos guxuar te akuzoje Suel Çelen, i cili do te deshmonte gjithçka per lidhjet e perandorise se krimit te Elbasanit me pushtetare qeveritaret, ndermori aksionin kunder Bektashit, arrestimin e tij me mirekuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura ne makine, qe faktonin ne menyre te pakundershtueshme se aty ne timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi eshte thjesht nje ushtar i tij”.

Gjithashtu, Berisha i bën apel mediave që të mos bien pre e njoftimeve të “narko-policisë” siç e quan ai Policinë e Shtetit.

LEXO EDHE:  Berisha denoncon sërish: Kur mbush xhepat e Lal Plehut si’ duhet leje

Statusi i Berishës
Mediat ne kurthin e narko-policise!
Te dashur miq, prej dy ditesh mediat e shkruara dhe elektronike jane ne nje gare sesi te transmetojne sa me shpejte e sa me pare trillimet e policise lidhur me anetarin e bandes te Suel Çeles, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit qe goditi zevendsdrejtorin e policise se Elbasanit.

E verteta eshte se, banditi Bektashi eshte zgjedhur si koke turku per kapobanden Çela. Policia, duke mos guxuar te akuzoje Suel Çelen, i cili do te deshmonte gjithçka per lidhjet e perandorise se krimit te Elbasanit me pushtetare qeveritaret, ndermori aksionin kunder Bektashit, arrestimin e tij me mirekuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura ne makine, qe faktonin ne menyre te pakundershtueshme se aty ne timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi eshte thjesht nje ushtar i tij.

Iu bej thirrje mediave te mos humbasin asnjehere sensin skeptik ndaj njoftimeve te narko-policise dhe te narko-shtetit te Norieges! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook