Ballina Aktualitet Era e fortë e hashashit të “çante hundët”. Policia angleze zbulon laboratorin...

Era e fortë e hashashit të “çante hundët”. Policia angleze zbulon laboratorin e shqiptarit

Në Plymouth të Britanisë së Madhe autoritetet policore kanë pikasur një banesë e cila ishte projektuar për rritjen e kanabisit.

Prej kohësh në rrugën “Hyde Park” të qytetit banorët kishin ngritur shqetësimin se ndjenin erë të kanabisit. Në kontrollin që policia bëri u zbulua banesa nga ku rritej kjo bimë, jo pak por plot 200 rrënjë.

Në momentin e ndërhyrjes oficerët kapën të riun 21-vjeçar i cili tentoi të arratisej nga drtitarja e katit të parë. Mendohet se është shqiptar dhe për momentin po mbahet nga autoritetet e emigracionit.

Sipas banorëve në dhomë jetonte dhe një person tjetër që nuk është kapur akoma. Oficerët po ashtu hoqën një sasi të madhe dritash e prozhektorësh që përdoreshin për rritjen e bimëve.

Ambjenti ishte krijuar posaçërisht për rritjen e hashashit dhe tharjen e tij, në mënyrë që të ishte gati për tu shitur në tregun e narkotikëve.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook