Ballina Aktualitet “Erdhën te lagja robq*** e zi…”, zbardhen përgjimet që lanë në burg...

“Erdhën te lagja robq*** e zi…”, zbardhen përgjimet që lanë në burg Stresin

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Arkimed Lushajn, reperin e njohur si “Stresi”. Sipas gjykatës, Arkimed Lushaj, do të hetohet në qelitë e paraburgimit.

Sipas prokurorisë Stresi është zotëruesi i një armë të gjetur nga policia në korrik 2018-ës të hedhur pranë shkollës së mesme “Partizani” në kryeqytet dhe i një pistolete tjetër të gjetur në dhomën e hotelit ku ai u arrestua në Linzë.

Lushaj ka mbajtur qëndrim mohues në sallën e gjyqit, ku përmes avokatit të tij, ka mohuar të ketë lidhje me ndonjë prej pistoletave. Përmes avokatit, këngëtari mohoi të ketë lidhje me dy armët për të cilat akuzohet.

Ndërkohë, pas seancës së sotme gjyqësore, janë publikuar në media përgjimet që bindën gjykatën për të kundërtën, përgjime të kryera për llogari të hetimit të dosjes “Bajri” nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Një përgjim i tillë është ai i datës 3 korrik 2018, ku sipas prokurorisë, Stresi i tregon një personi tjetër se si kishte hedhur armën në momentin që kishte parë disa efektivë policie t’i afroheshin. Në këtë kohë arma ende nuk ishte gjetur nga efektivët.

Pjesë nga përgjimi

723:  Alo ca po bën?

909:  Po sa dola se më kanë ardh dy shokë poshtë ke lagjia.

723:  Ej, na erdhën aty ke lagja ata që i kena inat ne.

909:  Kush me?

723:  Rob*** të zitë.

909:  A.

723:  Po, edhe e hudha unë atë, a e kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu qe e kam hudh.

909:  Po pse o vëlla?

723:  Se di, erdhën aksion. Ika me gjysëm zemre. Kam lëviz.

909:  Ka je ti?

723:  Jam kendej ka një shok, hajde.

Sipas prokurorisë, në një tjetër bisedë të bërë disa minuta më vonë, Stresi informon dike se mund ta shpallnin në kërkim.

LEXO EDHE:  "Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6"

723: E. Shifi lajmet deri nesër se do më shpallin në kërkim. Jam ik unë. Kam ik.

464: Për ku mo?

723: Kanë kap do gjona aty në lagje, tik-tika, kështu gjonash dhe kanë me i verifiku. Kanë kap tërë lagjen brenda.

464: Kë?

723: Kanë kap tërë çunat i kanë cu në drejtori se kanë kap do gjona në lagje.

464: Po.

723: Gjithsesi për atë muhabetin që të pata thënë unë ty e mora dhe ma kapën sot në lagje.

464: E.

723: E hodha se ma kapën. Armën mo.

Jashtë sallës së gjyqit, avokati i Lushajt, Marash Ibraj tha se nuk kishte prova konkrete që ngrinin dyshime tek klienti i tij dhe hodhi dyshime se arma e kapur në dhomën e hotelit ishte vendosur aty nga persona të tjerë.