Ballina Kryesore Erion Braçe sulmon Nikollë Lesin: Ty s’të “qethet” fare për Bashën, ke...

Erion Braçe sulmon Nikollë Lesin: Ty s’të “qethet” fare për Bashën, ke hallin e tjetër kujt

Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sulmuar botuesin e gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi.

Braçe komentoi një qëndrim të Lesit, të publikuar në gazetën që drejton, në lidhje me çështjen e lobimit rus për Bashën në SHBA.

Duke e cilësuar shkrimin si qesharak, Braçe u shpreh se Lesit nuk i intereson situata e Lulzim Bashës, por e dikujt tjetër.

Reagimi i plotë

Nuk eshte kryqezate e imja, o Nikollë!

Duket kryqëzatë amerikane, gazetarësh të njohur amerikanë.

E sheh?

Eshte Zeri i Amerikes, Nikolle!

Sepse eshte ngjarje e rende kjo puna e parave nga shtetas ruse.

E di qe ty nuk te qethet per Lulzim Bashen, po fare, e di edhe se halli eshte tek e ardhmja e tjeter kujt e lidhur me kete, por te lutem keshilloje:

Rrëfe se e kujt është kompania Biniatta Trade LP që paguan për PD!

Nese nuk e ben kete, atehere të padisë kompaninë Muzin që thotë se ka marrë para nga Biniatta për PD!

Nese nuk e ben as kete, te bej ate qe thote Mero, të dalë me fytyrën e qeshur si përherë e të thotë: Jam budalla në këto punë, kaq di të bëj!

Nese as kete nuk e ben dot, atehere te pranoj po duke qeshur: Jam një kukull! Ç’të keqe ka, të bukura janë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook