Ballina Kryesore Erion Kristo ‘këshillon’ ministrin Lleshaj: Kujdes! Po e kthen Policinë në politikë...

Erion Kristo ‘këshillon’ ministrin Lleshaj: Kujdes! Po e kthen Policinë në politikë dhe kundër qytetarëve

Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo, i ka dërguar një letër publike ministrit të Brendshëm Sander Lleshi, lidhur me zhvillimet e fundit me ratsin e protestave në Astir.

Në faqen e tij në Facebook, Kristo thekson se policia nën drejtimin e Lleshit po rreh gra e fëmijë dhe po procedon qytetarët, vetëm për faktin se protestojnë.

Por nga ana tjetër, asnjë hetim dhe procedim për krimin ekonomik të tenderimit dhe financimit të rrugës, që do të bëhet në themelet e shtëpive të qytetarëve, thekson ai.

Letra e plotë e aktivistit, Erion Kristo, drejtuar minstrit të Brendshëm

Ky komunikim ka lidhje me Ministrin e Brendshëm.

I nderuar zoti Minister. Kam vene re keto dite se ju keni rreshtuar policine kunder qytetareve. E gjitha kjo ne pamjen e ligjit. Une vete nuk pajtohem me dhunimin e policeve. Ata pervecse mbrojtes te ligjit jane dhe te afermit tane. Kete e kane pohuar edhe protestuesit. Po nese protestuesit mund te gabojne per shkak te hallit te tyre, nuk i lejohet policise te humbe durimin. Perballe ka njerez. Rrahja dhe dhunimi i grave dhe femijeve; procedimi penal me akuza pa fund per protestuesit;

procedimet penale komplet qesharake ndaj opozites; mungesa e hetimeve lidhur me krimin ekonomik te tenderimit dhe financimit te rruges, me kujtojne klimen e terrorit perballe banoreve te Kukesit. Duke qene se kam qene dhe do te jem gjithmone ne krah te qytetarit, shpall mospajtimin tim te plote me praktikat e policise. Ju po i jepni policise drejtimin e nje policie politike. Dhe si te tille, nuk e meritoni mbeshtetjen time. E di qe mund te thoni se nuk ju prishet puna nga kjo. Por ishit ju qe i bete thirrje shoqerise civile te mbeshtese policine. Kam ende shprese se ju do te reflektoni. Menyra se si menaxhuat protesten e fundit tregon paaftesi ose ne rastin me te keq, tentative per te perdhosur protesten dhe protestuesit. Nuk pashe asnje analize te kesaj situate.

LEXO EDHE:  "Kardiomiopatia", sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

Policia eshte ne sherbim te qytetareve, jo te pushtetareve. Ju po rrihni femijet e shqiptareve per ti bere qejfin pushtetareve. Ju permendni ligjin. Po ju jeni misherimi i moszbatimit te ligjit. Juve beni me te lehten: godisni te pambrojturit. Mos kercenoni banoret e Astirit, as femijet e tyre. A ka ndonje procedim nga organet tuaja per policet qe kane shkelur ligjin neper komisariate. Ju keni thene se nese nje polic sillet keq, jeni ju pergjegjes. Une po ju bej juve pergjegjes per kete situate. Ndoshta nuk kam fuqi te imponohem, por e di se kam te drejte. Policia nuk mund te hakmerret me te arrestuarit.
Ju bej thirrje te beni zap policet tuaj ekstremiste politike. Nese nuk i merrni ne konsiderate keto gjera, as ne nuk ju marrim ne konsiderate.