Ballina Kryesore Erisa Xhixho i përgjigjet Ruçit: Ilir Meta do jetë president do apo...

Erisa Xhixho i përgjigjet Ruçit: Ilir Meta do jetë president do apo s’do shoku Gramoz me Rilindasit e tjerë

Pas deklaratave të Gramoz Ruçit nga Fieri drejtuar ish kryetarit të LSI-së Ilir Meta, ka ardhur një reagim tjetër nga rradhët e LSI-së. 

Kryetarja e Komitetit Drejtues të LSI-së, Erisa Xhixho i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramozit Ruçi, përmes një postimi në faqen e saj në “Facebook” duke iu drejtuar me fjalët: “Që ta marrë vesh shoku Gramoz dhe Rilindasit e tjerë..”

Xhixho thekson se Ilir Meta do të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve, do apo nuk do Gramoz Ruçi me Rilindasit e tjerë.

Ky është postimi i plotë në Facebook

“Që ta marrë vesh shoku Gramoz dhe të gjithë rilindasit e tjerë: Ilir Meta është Presidenti i Republikës së Shqipërisë i zgjedhur në mënyrë legjitime nga Kuvendi i Shqipërisë. Dhe ai do të jetë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, do apo nuk do shoku Gramoz me Rilindasit e tjerë.
Po nëse dikush ndjehet i shqetësuar se zoti Meta deklaroi se “nuk do të dekretoj asnjë kryeministër apo ministër që do të dalë nga zgjedhje të vjedhura” shoku Gramoz çfarë lidhje ka me votat e vjedhura?!

Une dhe LSI do punojmë që në 25 Qershor qytetarët e Fierit të votojnë të lirë dhe të qetë duke i dhënë Shansin Shqipërisë të drejtohet nga LSI”, shkruan Xhixho.