Ballina Kryesore “Ertugrul” merret me forcë për dëshmi. Çfare të ketë ndodhur

“Ertugrul” merret me forcë për dëshmi. Çfare të ketë ndodhur

Në Stamboll po proçedohet penalisht mbi një grup hakerash të cilët kanë hakuar në rrjete sociale 58 persona VIP në Shqipëri duke i shantazhuar ata, për ti marrë shuma të majme parash. 

Dyshohet se pjesë e këtij grupi, ka qenë dhe aktori i famshem turk Engin Altan Duzyatan, i njohur ndryshe me emrin “Ertugrul” në filmin serial turk më të njëjtin emër,i cili u bë shumë i dashur për Shqiptarët.

Ai është marrë me forcë nga forcat e rendit në Stamboll për të dhënë dëshminë në seancën gjyqësore, kjo pasi gjykata kishte nxjerrë urdhër për paraqitjen e tij një muaj më parë dhe aktori turk nuk ishte paraqitur.