Ballina Kryesore “Është bërë kanceri si dhimbje koke, bëni diçka”, Rama i përgjigjet komentuesit:...

“Është bërë kanceri si dhimbje koke, bëni diçka”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ti qenke për tek berberi…

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë “live” në faqen e tij në “Facebook” daljen e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Ky i fundit, pas denoncimit të një qytetari, ka shkarkuar “live” Drejtorin dhe inspektorët e AKU-së në Fier, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën, duke përfituar rryshfete.

“Mos u dorëzoni përpara askujt që ju kërkon rryshfet! Mos humbisni kohën tuaj duke gjetur “mikun” për të marrë atë që ju takon! Mos u pajtoni me asnjë shkelës dhe mos heshtni përpara asnjë shkeljeje!
Hyni në platformën e koalicionit me qytetarët www.shqiperiaqeduam.al dhe shkruajini direkt qeverisë suaj. Çdo ankesë, kërkesë, kritikë, merret menjëherë në shqyrtim nga ministri përkatës! Qeveria është e juaja dhe me ju, kundër kujtdo që i bie ndesh të drejtës suaj për t’u shërbyer me dinjitet, e për të jetuar në një vend më të pastër në çdo aspekt.
Vetëm së bashku mund ta bëjmë Shqipërinë që duam🇦🇱🇪🇺Vetëm me ndihmën tuaj mund t’i vëmë përpara ata që abuzojnë me ju dhe me këtë vend që është atdheu ynë i përbashkët✌”, shkruan Rama në “Facebook”.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë komentuar në statusin e Ramës, ku ka prej tyre që e kanë vlerësuar punën e tij, por ka dhe nga ata kritikët.

Një prej komentuesve i shkruan Ramës që të bëjë diçka, pasi është bërë konceri si dhimbje koke.

Por kreu i Qeverisë nuk e ka lënë pa përgjigje qytetarin, por duke përdorur ironinë, teksa i thotë komentuesit se qenka bërë për te berberi.

Komentuesi: Po beni ndonje gje se eshte bere kanceri si dhimbje koke

Replika e Rames: Ndersa ti qenke bere per tek berberi

 

LEXO EDHE:  VIDEO/ Lëvizte me motorr pa letra e me pistoletë me silenciator në Tiranë, policia i vë prangat 25 vjeçarit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook