Ballina Ekonomi Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë për nivelin e ulët të taksave...

Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë për nivelin e ulët të taksave në raport me PBB më 2016

Me gjithë përparimin në raport me vetën Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me PBB në vitin 2016 sipas Institutit Europian të Statistikave (EUROSTAT).

Gjatë vitit të kaluar vendi ynë mblodhi 27.1 % të PBB-së taksa, teksa mesatarja e BE për këtë vit ishte 40 për qind, por Shqipëria kishte rezultatet më dobëta se Rajoni.

Të ardhurat në raport me PBB ( ku përfshihen taksat dhe kontributet shoqërore neto si përqindje e PBB-së), arritën në BE në 40.0% vitin e kaluar me një rritje krahasuar me 2015 (39.7%).

Në zonën e euros, të ardhurat nga taksat përbënin 41.3% të PBB-së në 2016, pak më shumë se raporti 41.2% në vitin 2015.

Raportet më të larta të grumbullimit të taksave në raport me PBB-në i patën vende të tilla si Franca (47.6%), Danimarka (47.3%) Belgjika (46.8%) dhe Suedia (44.6%), pasuar nga Finlanda (44.3%), Austria dhe Italia (si 42.9%) ashtu edhe Greqia (42.1%).

Në anën tjetër të shkallës, renditen Rumania (26.0%), dhe Shqipëria me 27.1 për qind, Bullgaria (29.0%), Lituania (30.2%), Letonia (31.6%) dhe Sllovakia (32.4%) regjistruan raportet më të ulta.

Rritja më e madhe e të ardhurave ne raport me PBB-në ishte në Greqi, rënia më e madhe në Rumani krahasuar me vitin 2015. Rritja më e madhe ishte në Greqi (nga 39.8% në 2015 në 42.1% në 2016), në Holandë (nga 37.8% në 39.3%) dhe Luksemburg (nga 38.4% në 39.6%).

Në të kundërt, rëniet janë regjistruar në nëntë shtete anëtare, veçanërisht në Rumani (nga 28.0% në vitin 2015 në 26.0% në 2016), Austri (nga 43.8% në 42.9%) dhe Belgjikë (nga 47.6% në 46.8%).

Në vitin 2016, pjesa e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e lartë në Suedi (ku përbënin 22.6% të PBB-së), Kroaci (19.6%) dhe Hungari (18.3%), ndërsa ato ishin më të ulëta në Irlandë (8.7%), (10.8%) dhe Gjermani (10.9%).

Për taksat që kanë të bëjnë me të ardhurat nga pasuria, pjesa më e madhe arkëtimeve është regjistruar në Danimarkë (30.0% e PBB), Suedi (18.8%), Finlandë (16.5%) dhe Belgjikë (16.3%).

Në të kundërt, Bullgaria (5.4%), Lituania (5.7%), Rumania (6.5%) dhe Kroacia (6.6%) regjistruan tatimet më të ulta mbi të ardhurat dhe pasurinë si përqindje e PBB-së.

Kontributet sociale neto përbënin një pjesë të konsiderueshme të PBB-së , në Francë (18.8%), Gjermani (16.7%) dhe Belgjikë (16.1%), ndërkohë që rezultatet më të ulëta janë vërejtur në Danimarkë (1.0% të PBB-së) dhe Suedi (3.3%).

Në vitin 2016, taksat mbi prodhimin dhe importet përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore në BE (13.6% të PBB-së), pasuar nga kontributet shoqërore neto (13.3%) dhe tatimet mbi të ardhurat dhe pasuritë (13.0%). /Monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakVuani nga kapsllëku? Ja mënyrat natyrale për ta trajtuar
Artikulli tjetërKryeprokurori Llalla nuk largohet, Ngjela zbulon prapaskenat: Mandati i tij…