Ballina Kryesore Fatmir Xhafaj jep mesazhin e fundit si ministër i Brendshëm

Fatmir Xhafaj jep mesazhin e fundit si ministër i Brendshëm

Në një reagim të fundit në Twitter, ish-ministri i Brendshëm, në detyrë deri ditën e martë, Fatmir Xhafaj ka shkruar se operacioni i quajtur “Forca e Ligjit” është përballje reale me krimin, e jo një shfaqje apo “betejë” në rrjetet sociale.

Më tej, ministri në detyrë bën edhe një bilanc të goditjeve që kanë ardhur si pasojë e këtij operacioni, gjatë kohës që ai vet ka qenë në këtë post.

“Forca e Ligjit në Territor, në veprim proaktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë, daullexhinjtë avazin!

Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është shfaqje a “betejë” në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. #ForcaeLigjitnëTerritor”, shkruan Xhafaj.