Ballina Kryesore Fatos Lubonja shpërthen kundër Ramës: Ja pse e fus te streha e...

Fatos Lubonja shpërthen kundër Ramës: Ja pse e fus te streha e horrave

Fatos Lubonja komentoi takimin e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës.

Deklaratën e Ramës ndaj Evropës, Lubonja e quajti “strehë e fundit e horrave” për të dalë si nacionalist mbi gjithë këto probleme që i ka shkaktuar vendit.

I ftuar në studion e lajmeve në News24, Lubonja deklaroi se armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë këta politikanët, as serbët as grekët. Po të mos ishte sot Evropa, kufiri i Serbisë mund të ishte deri në Kukës.

“Një kërcënim që i bëhet Evropës, është një deklaratë shqetësuese po bën pjesë në atë që unë e si streha e fundit e horrave. Sa herë kanë problemet me shqiptarët për shqiptarët fusin këtë idenë e Shqipërisë abstrakte. Meqë këta punojnë tërë kohës kundër shqiptarëve, flasim për Shqipërinë e madhe. Problemi që është këtu sot, por dhe në Kosovë, është se shqiptarët po ikin për shkak të këtyre. Ku bashkohen këto dy pika? Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë këta, as serbët as grekët. Po të mos ishte sot Evropa, kufiri i Serbisë mund të ishte deri në Kukës.

Ky i thotë Evropës tani, nëse ju nuk na pranoni, ne bashkohemi vetë. Këto janë kërcënime që hapin probleme më shumë,” tha Lubonja.

Gjuha e ashpër ndaj Evropës lidhet me tensionimin e situatës këtu në vendin tonë?

“Po pa dyshim është një stres për këto që po bën këtu. Tani duke dalë me këto gjëra, shpenzojnë dhe paranë tonë publike dhe shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve, dhe tërheqin vëmendjen. Pronat nuk duhen shembur pa u kompensuar,” u shpreh ai.

A është moment delikat për Shqipërinë lidhur me negociatat

“Çelja e negociatave është e rëndësishme vetëm për propagandën e Ramës. Gjasme për punën e tij. Por se ça po bën ai, e dimë ne nuk e dinë evropianët. Por nuk varet vetëm nga ne, por varet dhe nga situata në Evropë, duke qenë se janë zgjedhjet. Por mirë pyetja tjetër është a e ke bërë gati ushtrinë ti? Çfarë ushtrie ke ti nëse plas lufta? Më shumë këtu kemi të bëjmë me mungesë koherence që shihet më shumë te Rama,” tha Lubonja.

LEXO EDHE:  Rama ka një paralajmërim të prerë për mjekët, ja për çfarë bëhet fjalë