Ballina Kryesore Fatos Nano për takimin me Edi Ramën: Nuk keni parë asgjë akoma!

Fatos Nano për takimin me Edi Ramën: Nuk keni parë asgjë akoma!

Në kulmin e fushatës elektorale dhe në momentet kur tensionet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë arritur një pikë kulmore, Fatos Nano është rikthyer befas në vëmendjen politike, e kjo për shkak të një takimi kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Me anë të një mesazhi që ka mbërritur në redaksitë disa mediave, përfshi edhe “DuaLajm.com”, vetë Fatos Nano ka sqaruar shkurtimisht temën e takimit të tij me Edi Ramën. “Nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni. Nuk keni parë gjë akoma”, – shkruan Nano në mesazhin e tij, të shpërndarë në formë reagimi.

Ish-kryetari i PS Fatos Nano, duke folur gjate emisionit Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ne TV KLAN, ku ka treguar jeten e tij. Kjo eshte pjesa e dyte e nje interviste marre ne shtepine e tij ne Tirane.

Dy janë detajet që mund të kuptohen nga ky reagim i Nanos. Fakti që ai përmend “timonin” dhe “destinacionin” duket se ka ndërmend të angazhohet në fushatë indirekt ose direkt për të mbështetur PS-në. Dhe për më tepër që i referohet një shprehje të Ramës duket se ka zgjedhur të mbështetë këtë të fundit në “betejën” me Metën.

Metafora e timonit është kthyer në kryefjalën e replikave në distancë mes PS dhe LSI, e kjo për shkak të kryeministrit Rama i cili hapur kërkon në fushatë të paktën 71 mandate për të “drejtuar i vetëm timonin e qeverisë pa të tjerë në prehër”.

“DuaLajm.com” mësoi sot se në vilën qeveritare në Durrës, rreth orës 17.30 të pasdites ish-kryeministri Fatos Nano dhe kreu i ekzekutivit zhvilluan një takim kokë më kokë që zgjati për afro dy orë.

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakEdi Rama takim kokë më kokë me Fatos Nanon në vilën qeveritare në Durrës
Artikulli tjetërLSI-ja reagon pas takimit të Edi Ramës me Fatos Nanon: Ja çfarë kuptuam ne