Ballina Kryesore Fiat rikthen kohën e lavdishme, prezanton modelin 124 Spider

Fiat rikthen kohën e lavdishme, prezanton modelin 124 Spider

Fiat ka prezantuar një model special, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim. Modelin 124 Spider.

Modeli 124 Spider S-Design  bazohet në modelin Mazda MX-5. Ka disqe të reja 17 inç, pasqyra të palosshme, tavan të hapshëm dhe një shirit të kuq anash makinës.

Kjo makinë ka një çmim prej 26.905 dollarë, gati dyfish më shumë se 124 Spider Lusso Plus.

Ka një motorr me cilindratë 1.4l e cila prodhon 138 kuaj fuqi. Peshon 1050 kg, dhe arrin shpejtësinë 0-100 km/h për vetëm 8.5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale.

Përbëhet nga një kambio manuale me 6 marshe. Është mjaft e kënaqshme dhe ju vë në zemër të veprimit.

Ka tipare që do t’u pëlqejnë njerëzve që duan të ngasin një makinë, ndërrime e marshit në mënyrë automatike zakonisht janë shumë inteligjente, ndërsa ndërrime në mënyrë manuale janë mjaft të qeta.

Fiat 124 Spider është një makinë argëtuese. Nëqoftëse provoni një të tillë nuk do doni të ndaheni më nga ajo.

Picture 1 of 14

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook