Ballina Kryesore FIFA “plas” bombën, ja kë zgjodhi lojtarin më të mirë në botë...

FIFA “plas” bombën, ja kë zgjodhi lojtarin më të mirë në botë për vitin 2018

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.

Për herë të parë një futbollist kroat fiton çmimim më prestigjioz në rangun individual të dhënë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.

Mes kandidaturave, ishin Mohamed Salah, Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League, kroati e mposht sërish portugezin, tashmë edhe në Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA.

Modric ka falënderuar të gjithë duke përshëndetur në tri gjuhë; anglisht, spanjisht dhe kroatisht.

FIFA gjithashtu ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të vitit, ajo që bie në sy është pa dyshim dominimi i ‘yjeve’ të Realit që përfaqësohet me 5 lojtarë pothuajse gjysma e skuadrës.

Ndërsa vlen të theksojmë që talenti dhe njëkohësisht kampioni i botës Mbappe është për herë të parë pjesë e kësaj 11-she.

  1. David de Gea
  2. Dani Alves
  3. Varane
  4. Sergio Ramos
  5. Marcelo
  6. Modric
  7. Kante
  8. Eden Hazard
  9. Lionel Messi
  10. Mbappe
  11. Cristiano Ronaldo